-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Viets: Qeveria të angazhohet më shumë në implementimin e MSA-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mbajti tryezën me temën “Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi me afër integrimit në BE?”, ku u tha se Qeveria duhet të angazhohet më shumë në implementimin e kësaj marrëveshje, pasi që implementimi i kësaj marrëveshje është rruga drejtë Bashkimit Evropian.
Kjo tryezë u organizua me qëllim që të diskutohet progresi i deritanishëm në realizimin e objektivave që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatim të MSA-së (PKZMSA), sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin e institucioneve kyçe për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asocimit në planin afatshkurtër.

Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, tha se MSA dhe implementimi i saj është rruga e Kosovës drejt Bashkimi Evropian.

Ajo tha se Qeveria duhet të angazhohet më shumë në implementimin e kësaj marrëveshje, pasi që implementimi i kësaj marrëveshje është rruga drejtë Bashkimit Evropian.

Mimoza Ahmeti, ministre e Integrimeve Evropiane, tha se MSA do të ketë ndikim pozitiv në investimet e huaja direkte, ku do të hapen vende të reja të punës.

Donika Kadaj- Bukupi, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, tha se arsyeja se pse kur është votuar për MSA-ja, kanë qenë kundër, është pasi kur është nënshkruar është kontestuar shtetësinë Kosovës, pasi që emri Kosovë ishte me fusnotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img