2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq në Deçan: Shpresojmë se do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve

Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit.

Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.

“Shpresojmë se do ta ruajmë paqen dhe do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, gjë që është shumë e nevojshme si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët”, ka thënë Petkoviq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img