“Duje” është duke bërë turin e saj në metropolitanet evropiane.
Albina dhe Familja Kelmendi kohët e fundit kanë qenë më pranë se kurrë me fansat e tyre, duke përformuar këngën reprezentuese të Eurovisionit në disa nga qytetet më të mëdha në Evropë.
Teksa tashmë kanë nisur ethet e garës, me Eurovisionin që po afron çdo ditë e më shumë, Albina dhe Familja Kelmendi janë duke pranuar dashuri të madhe nga fansat.
Destinacioni i tyre i radhës ishte Amsterdami, ku “Duje” u prit me brohorima dhe duartrokitje të mëdha.