Numri i njerëzve që kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, ka shkuar në 11.
Ekipet e shpëtimit nxorën trupat e dy personave nën rrënojat e një shtëpie, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, transmeton Telegrafi.
Ata kanë qenë gjithashtu në kërkim të pesë personave që kanë mbetur në rrënojat e pallatit që ishte në cak.
Edhe banorë të tjerë janë raportuar të zhdukur, tha Vadym Liakh, kreu i qeverisë lokale.