Një skandal ka përfshirë kampionatin europian të peshëngritjes që po mbahet në Jerevan të Armenisë.
Raportohet se një person nga publiku është afruar tek flamuri i Azerbajxhanit dhe i ka vënë flakën. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri i Armenisë.
Pas këtij veprimi Azerbajxhani tërhoqi ekipin kombëtar. Ngjarjen e konsideroi skandal me prapavijë politike dhe ka bërë përgjegjëse qeverinë armene. Mediat armene raportuan se autori u identifikuar dhe u arrestua më pas nga policia.
Incidenti erdhi disa ditë pas një tjetër përshkallëzimi të situatës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, kur shtatë persona nga të dyja palët u vranë si pasojë e një konfrontimi të armatosur në një zonë kufitare. Arsyeja e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit qëndron në rajonin e Nagorno-Karabakut.
Pjesë e evenit europina është dhe kombëtarja shqiptare e peshëngritjes. Kuqezinjtë përfaqësohen me shtatë sportistë në pesha të ndryshme.
Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj janë pretendentë për zonën e medaljeve. Këtë të shtunë është mbajtur edhe ceremonia e hapjes ku skuadrat janë prezantuar me radhë./PrishtinaPress/