-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK në Gjilan kritikon Alban Hysenin për punë të ngadalshme, e qeverinë për lënie anash të Anamoravës

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka vazhduar me konferencat e zakonshme për media.

Në këtë të sotmen hodhën kritika në drejtim të kreut të komunës, Alban Hysenit dhe ekzekutivit gjithashtu.

Përderisa Hysenin e kritikuan për qasjen neglizhente ndaj rrugëve për të cilat, gjithnjë sipas tyre, LDK kishte investuar dukshëm menaxhim, qeverisë i bënë thirrje që mos ta neglizhojnë Anamoravën.

“LDK i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e ndëshkojë kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën sepse nuk ka buxhetuar asgjë për Autostradën. Një lot i punimeve vazhdon të jetë i bllokuar, ndërkaq shqetësuese është tendenca e largimit të të gjithë operatorëve nga punimet”, thuhet ndër tjerash në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img