-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pasojat e mungesës së zinkut në organizëm

Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin.

Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene.

Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë ekspertët.

Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink, ai duhet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën.

Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar.

Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës, dhe nevojitet kundër ekzemës apo akneve.

Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet.

Trupi nuk prodhon zink ndaj duhet ta marrim nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve.

Ushqimet bimore të pasura me zink

Zinkun mund ta gjeni tek drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe kërpudhat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img