-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

8 ushqime të cilat i do barku gjatë verës

Nuk ka rëndësi sa aktivë jemi fizikisht apo sa dietë të shëndetshme ndjekim, të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar të vuajmë nga fryrja e barkut.

Edhe pse është e vështirë të përcaktosh shkakun kryesor të fryrjes së barkut (cikli menstrual, dehidratimi…), zgjidhja e problemit mund të jetë vetëm ushqimi.

Po, ka shumë ushqime verore që mund t’ju ndihmojnë në këtë rast.

Gjeni më poshtë tetë ushqime verore që do t’ju shpëtojnë nga fryrja e barkut si me magji:

Trangujt

Trangujt (kastravecët) nuk përmbajnë vetëm kuercetinë, një antioksidues që ndihmon në rastet e fryrjes së barkut, por kanë përmbajtje të lartë edhe në ujë, vitaminë C dhe pak sodium, ku së bashku ju mbajnë të hidratuar dhe parandalojnë grumbullimin e ujit dhe fryrjen e barkut. Lëkura e trangullit është gjithashtu e lartë në acid kafeik, një tjetër antioksidues që lufton inflamacionin. Tranguj ka në të gjithë vitin, megjithatë sezoni i tyre është nga maji në gusht.

Avokado

Ky frut përmban shumë pak sheqer dhe nuk ka aspak fruktozë dhe sorbitol, të cilat njihen si një ndër shkaktarët kryesorë të fryrjes së barkut. Avokadot përmbajnë gjithashtu fibra të tretshme, që furnizojnë bakterin e mirë të zorrës., duke përmirësuar kështu tretjen. Edhe pse avokadot shiten gjatë gjithë vitti, kulmin e prodhimit e kanë gjatë muajve të verës (qershor deri shtator).

Domatet

Ushqimet që janë të pasura në kalium, si domatet, mund të ndihmojnë për të reduktuar fryrjen e barkut duke ulur nivelet e sodiumit në trup. Domatet (që janë rreth 95% ujë) i sigurojnë trupit lëngjet e nevojshme , duke shmangur kështu dehidratimin dhe fryrjen e barkut. Ato janë gjithashtu një burim me pak kalori i vitaminës C, likopenes dhe antioksiduesve të tjerë që ju shpëtojnë nga fryrja e barkut si me magji. Sezoni i domateve është nga qershori në shtator.

Kivi

Një nga gjërat më të mira të kivit është se përmban actinidin, një enzimë natyrale që ndihmon në tretjen e proteinave dhe parandalon fryrjen e barkut. Të gjitha llojet e kivit janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, që ulin predispozitat për fryrje të barkut duke përmirësuar tretjen. Sezoni i kivit: qershor deri në tetor.

Shalqiri

Shalqiri përmban më shumë se 90% ujë. Duke ngrënë ushqime me përmbajtje të lartë në ujë, si shalqiri, është një mënyrë e mirë për të marrë ujë shtesë dhe nxjerrë jashtë kripën. Shalqiri është më i mirë nga maji deri në gusht.

Fruta mali

Boronicat, luleshtrydhet dhe manaferrat kanë gjithashtu përmbajtje të lartë në ujë, prandaj mbajnë trupin të hidratuar dhe nën kontroll nivelet e sodiumit. Ato janë gjithashtu të pasura në fibra, lëndë ushqyese që përmirësojnë tretjen. Sezoni i manaferrave është nga mesi i qershorit deri në korrik.

Shpargu

Shpargu vepron si një diuretik normal që ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të lëngjeve të tepërta.

Sallata dhe perime të gjelbra

Jeshillëqet si spinaqi, kale dhe sallata përmbajnë një dozë të mirë të magnezit, një elektrolit i rëndësishëm (së bashku me sodiumin, kalciumin dhe fosfatin) që mban nën kontroll tretjen dhe lëngjet. Duke qenë se fryrja e barkut mund të jetë simptomë e daljes jashtë kontrollit të elektroliteve, mbajtja nën kontroll e magnezit ju ndihmon të shpëtoni nga fryrja e barkut. Të tria këto perime të gjelbra e kanë sezonin nga maji deri në gusht.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img