-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrjedhin specifikat rreth ASUS Zenfone 10 – ka 16GB RAM

Zenfone 10 është shfaqur në Geekbench me numrin e modelit “AI2302”. Në fakt, duket se dikush e ka krahasuar pajisjen e papublikuar disa herë duke përdorur Geekbench 6, rezultatet me një bërthamë dhe me shumë bërthama të të cilave i kemi përfshirë më poshtë.

Telefoni Zenfone 10 në mënyrë konstante e tejkalon mesataren e pajisjeve Snapdragon 8 Gen 2 që janë krahasuar deri më tani, duke përfshirë Snapdragon 8 Gen 2 për Galaxy që fuqizon serinë Galaxy S23.

Në fakt, Zenfone 10 arrin rezultate më të larta prej afërsisht 2-3 për qind me bërthamë teke dhe me shumë bërthama. Sidoqoftë, mbetet të shihet se sa mirë Zenfone 10 do të menaxhojë Snapdragon 8 Gen 2 kur telefoni do të jetë i ngarkuar.

Për më tepër, Geekbench raporton se Zenfone 10 përmban 16 GB RAM, që përputhet me paraardhësin e tij. Momentalisht nuk ka asnjë datë të lansimit, por ka pasur thashetheme se cilat veçori të tjera mund të ofrojë Zenfone 10.

Me sa duket, ASUS do ta pajisë telefonin me një ekran AMOLED me madhësi prej 6.3 inç dhe shpjetësi rifreskimi prej 120Hz, si dhe një bateri 5000mAh.

Për më tepër, Zenfone 10 pritet të lansohet me deri në 512GB memorie flash, karikim të shpejtë me kabllo me kapacitet 67W dhe një kamerë parësore 200MP, kombinimi i së cilës duhet të synojë nivelet e larta të versioneve kryesore të telefonave të mençur të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img