Në komunën e Drenasit u mbajt një manifestim madhështor në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës.
Ky manifestim ishte kujtim për Maskrën e Poklekut, një ngjarje e trishtë, kur forcat serbe masakruan 41 shqiptarë, prej të cilëve 23 ishin fëmijë, e ku vetëm familjes Muqolli i vranë 17 anëtarë të familjes.
Në këtë manifestim morën pjesë fëmijë dhe nxënës të shkollës “Halil Bajraktari” në Drenas, të cilët kujtuan fëmijët e vrarë gjatë luftës.
I pranishëm në këtë manifestim ka qenë edhe profesor Arsim Bajrami, i cili ka thënë se ky manifestim ka një peshë të madhe dhe duhet të jetë shkas për të organizuar manifestime të ngjashme në nivel të Republikës së Kosovës.
“Për këtë arsye, duhet të caktohet një ditë përkujtimore në nivel Republike për të gjithë fëmijët e vrarë në luftë. Kjo është një mënyrë për të kujtuar pasojat e Gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe për të mos harruar kurrë sakrificat e bërë nga fëmijët dhe populli i Kosovës. Ne përgëzojmë profesor Hajzer Gjoshin për organizimin shembullor të këtij manifestimi dhe për ndërgjegjësimin e popullit për rëndësinë e kujtesës së historisë sonë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.