6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nuk kishte të bëjë me “Mulla Mercedesin”, Valon Syla dyshohet se u sulmua për shkak të këtij statusi

Nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ku erdhën në mëngjesin e së premtes, tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, u dërguan në Qendrën e paraburgimit.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake atyre ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për secilin.

Seanca e paraburgimit, gjatë së cilës mbrojtja kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, u mbajt e mbyllur për publikun.

Të dyshuarit, dy nga ta vëllezër, K.H, O.H., dhe L.D., sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, të siguruar nga ATV-ja po dyshohen se të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame e me motiv të nxitjes së urrejtjes fetare, sulmuan Sylën.

Televizioni merr vesh se fillimisht të dyshuarit nuk kishin dashur të pranojnë avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare, duke thënë se “nuk kanë nevojë, se për këtë i mbron Zoti”.

“Për shkak të një postimi në rrjetin social “Facebook”, për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV “T7” dhe me të arritur afër restorantit “Image”, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, duke ia rrezikuar sigurinë, e sulmojnë fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për çka edhe si rast urgjent dërgohet në QKUK”, thuhet në kërkesën e PRSK-së.

Më tej, kërkesën për paraburgim prokurori special, Afrim Shefkiu, e ka arsyetuar në raportet mjekësore, në deklaratat e dëshmitarëve, me rrezikun e asgjësimit të provave dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

“Ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, duke marrë për bazë peshën e veprës penale për të cilën është paraparë dënimi me burg 1 deri në 8 vjet, rrethanat në të cilat ata kanë vepruar, e duke marrë për bazë edhe karakteristikat e tyre personale, duke mos u penduar për veprimet e bëra, e veçmas rrezikshmërinë shoqërore të fjalës”, thuhet në kërkesën e PRSK-së.

Gazetari Valon Syla u sulmua në mbrëmjen e 11 prillit.

Duke e konsideruar sulm ndaj lirisë së shprehjes, sulmin e dënuan Kryetari i Kuvendit, kryeministri Albin Kurti, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e organizata të tjera, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img