1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nëse demarkacioni nuk kalon zgjedhjet mund të mbahet në maj, Veseli e Mustafa “kanë nisur fushatën”

Pavarësisht deklarimeve të liderëve të partive në pushtet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, takimet me elektorat të kryeministrit Isa Mustafës dhe prezantimi i platformës qeverisëse nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, shihen si parapërgatitje për zgjedhje të reja në vend.

Njohës të çështjeve politike thonë se edhe mosratifikimi i demarkacionit në Kuvend mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme në muajin maj, raporton KTV.

Ndërkohë, opozita në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje të reja, të cilat sipas tyre, do të sjellin ndryshime në vend.

Përveç opozitës, edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës nga radhët e PDK-së, siç janë Shukri Buja dhe Shaip Muja kanë kërkuar prishje të koalicionit dhe që vendi, sipas tyre, të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img