2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali ia mori jetën nënës së tij

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se një person ka privuar nga jeta nënën e tij.

Vrasjen e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img