Bashkimi Evropian në Kosovë e ka publikuar listën e të nominuarve për t’u shpallur Evropiani i Vitit.
Kjo është hera e tetë që Bashkimi Evropian në Kosovë do t’ia ndajë këtë çmim një individi apo institucioni që ka kontribuuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë.
Trajneri i xhudos, Driton Toni Kuka, Komandanti i FSK-së, Egzon Syla, drejtoresha e OJQ-së Avenja, Gordana Doriq, mësuesja Indra Jashari dhe këngëtari i ri Ledion Halitaj janë të nominuar.
Afati i fundit për votim është 25 prilli, deri në ora 17:00.