2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Zgjedhjet në veri nuk shtyhen më, ka përfunduar ky tregim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se zgjedhjet e 23 prillit nuk do të shtyhen.

“Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Vuçiqi dhe Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca tha se Kosova vazhdon rrugën e saj. Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë fare të formojë Asociacionin, pa u zhvilluar zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që, pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet, të cilat paralajmëruar të mbahen më 23 prill, nuk ka formim të Asociacionit”, shtoi ai.

Konjufca ka thënë se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje ka përfunduar.

Për Marrëveshjen e fundit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Serbia mendon vetëm për Asociacionin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img