-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

55-vjeçari sulmon seksualisht një vajzë të mitur në Obiliq, dërgohet në mbajtje

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të panjohur.

Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në Obiliq, ku viktimë sërish është një vajzë e mitur.

Sinjali mëson se 13-vjeçarja e shoqëruar nga prindi i saj ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet e nevojshme për të identifikuar personin e dyshuar.

Gjatë ditës së djeshme është arritur që i dyshuari të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 55-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img