2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Doktori i cili mori çmimin e më të mirit në Kroaci, pritet nga ministri Vitia

Doktori kosovar Franë Marleku i cili punon në Kroaci si specialist i Radiologjisë, po qëndron këto ditë në Kosovë. Marleku i cili vitin e kaluar sipas vlerësimit të pacientëve, mori çmimin si doktori më i mirë, sot është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me drejtoreshën e Klinikës së Radiologjisë në QKUK Shkëndije Nuza.

Ministri Vitia pas urimit për suksesin që ka arritur Marleku, bashkëbiseduan për mënyrën që storiet e suksesit që arrijnë bashkatdhetarët tanë në sektorin e shëndetësisë, të mund të shpërndahen edhe me profesionistët shëndetësorë në vendin tonë.

Nga e tij, Dr. Franë Marleku, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në shumë drejtime, në mënyrë që të krijohen hapësira për trajnime e organizime tjera të përbashkëta.

“Bashkatdhetarët tanë, sukseset dhe përvojat e tyre, do ta kenë çdo herë derën e hapur në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha ndër të tjera minsitri Vitia./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img