2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Janë ndarë 18 milionë euro për blerjen e pajisjeve dixhitale në shkolla

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tryezën me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i arsimit përmes Mësimit Digjital”, ka thënë se për herë të parë digjitalizimi në arsim konsiderohet si një nga pesë shtyllat e strategjisë së Arsimit 2022-2026 dhe se për këtë janë dedikuar 52 milionë euro.

Ndërsa ka thënë se 18 milion euro janë ndarë për blerjen e pajisjeve digjitale në shkolla.

“Për herë të parë digjitalizimi në arsim konsiderohet si një nga pesë shtyllat e kësaj strategjie. Kësaj shtylle i janë dedikuar 52 milionë euro, që është 16 për qind e buxhetit të përgjithshëm të strategjisë. Platforma digjitale që do t’i integrojë do të rezultojë në cilësinë e shërbimeve arsimore. Aspekti i dytë është materialet shkollore. Materialet mësimore digjitale ofrojnë mundësi të pa kufizuar. Strategjia synon që këtë mundësi ta gëzojnë të gjitha kategoritë në vend. Do të jenë edhe në gjuhën e komuniteteve si dhe për fëmijët me nevoja të veçanta. Ne kemi dedikuar një buxhet prej 18 milionë eurosh për blerjen e pajisjeve digjitale në shkolla”, ka thënë Kurti.

Ministrja Arbërie Nagavci, tha se me këtë hap kjo ministri është duke e përmbushur pikën e pestë të planit të tyre, që është digjitalizimi i arsimit në vend.Sipas saj, që të ketë digjitalizim në arsim duhet që të investohet edhe në infrastrukturë.“Bëhet fjalë për një hap madhor që varet e ardhmja e shoqërisë dhe të ardhmes tonë.

“Që të ketë digjitalizim në arsim, Kosova duhet që të investojë edhe në infrastrukturë. Kjo gjithsesi do të sjell edhe përfitime të tjera ekonomike për vendin tonë, duke tërhequr investime dhe duke rritur nivelin ekonomik në vend. Në hartim kanë marr më shumë se 150 akterët dhe pres që rekomandimet e tryezës të shërbejnë për të ardhmen”, tha ajo./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img