-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse disa fëmijë nuk i respektojnë prindërit?

Shumë prindër vuajnë sjelljet e pahijshme të fëmijëve të tyre. Edhe pse të vegjël, disa prej tyre nuk binden, nuk respektojnë qëndrimet e prindit, duke shkaktuar trishtim të thellë.

Sipas, Dr. Erica Reischer, psikologe dhe terapiste familjare, disa nga arsyet pse fëmijët nuk respektojnë prindërit e tyre janë:

Prindërit nuk u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre dhe nuk e kuptojnë sjelljen fyese që ata shfaqin

A u jepni jepni vëmendjen e duhur fëmijëve çdo ditë? A u kushtoni vëmendje jo vetëm nevojave, por edhe bisedave me ta? Nëse i injoroni këto gjëra, fëmijët humbasin respektin për prindërit, fillojnë të injorojnë kërkesat dhe urdhërat e tyre. Ndoshta kjo është vetëm një pasqyrë e mënyrës se si janë trajtuar.

Prindërit nuk përdorin sjelljet e duhura për edukimin e fëmijëve

Është detyra e prindit të korrigjojë fëmijën dhe ta trajtojë atë me respekt. Ata duhet të rriten të arsimuar dhe të shëndetshëm.

Duhet të jeni vigjilentë

Prindërit nuk duhet të tolerojnë edhe gjestet më të vogla të mosrespektit, që shfaqin fëmijët. Ju duhet t’i sinjalizoni fëmijët se sjellja që bëjnë është e shëmtuar dhe e gabuar. Nëse e keni të pamundur, mësoni nga përvoja e të tjerëve, të cilët ia kanë dalë mbanë me edukimin e fëmijëve.

Prindërit idealizojnë sjelljet e fëmijëve

Shpesh prindërit krijojnë ide të rreme për gjëra që nuk janë. Një fëmijë me sjellje jo të hijshme, që zvarritet dhe qan në supermarket për disa prindër është normale. Edukata u jepet fëmijëve në moshë të vogël. Nëse nuk merrni masa, fëmija juaj bëhet një i rritur mendjemadh dhe i pasjellshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img