Kompania britanike analitike sportive, Opta, e cila ofron të dhëna për më shumë se 30 sporte në mbi 70 vende, me klientë që variojnë nga ligat dhe federatat tek transmetuesit dhe faqet e internetit të basteve ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Ligën e Kampionëve.
Gjatë kësaj të marte dhe të mërkurë janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ku disa nga skuadrat kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Manchester City ka fituar 3-0 në shtëpi ndaj Bayern Munichut, Interi ka triumfuar 2-0 në udhëtim te Benfica, Milani e ka mposhtur 1-0 Napolin, ndërsa Real Madridi fitoi 2-0 ndaj Chelseat.
Por, cilat skuadra kanë më shumë gjasa për të kaluar tutje në gjysmëfinale, finale apo për ta fituar trofeun.
Kompania britanike analitike sportive, Opta ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Ligën e Kampionëve, përcjell Telegrafi.
City është skuadra me shanset më të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale me 96.1 për qind, për të kaluar në finale ka 67.5 për qind, ndërsa për ta fituar trofeun 45.5 për qind.
Në vend të dytë është Interi me 93.1 për qind shanse për të kaluar në gjysmëfinale, 44.8 për të kaluar në finale dhe 16.2 për të fituar trofeun.
Real Madridi zë vendin e tretë me 89.5 për qind shanse për gjysmëfinale, për të siguruar finalen ka 28.3 për qind, ndërsa për të fituar trofeun 16 për qind.
Pas tyre vijnë Napoli me 10.7 për qind për ta fituar trofeun, Napoli me 8.5 për qind, Bayern Munich me 1.6 për qind, Chelsea me 0.8 për qind dhe Benfica e fundit me 0.6 për qind.