-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrusta për Kurtin: Shokë nuk ka, por ka njerëz të dëgjueshëm e vartës

Teutë Rrusta e PSD-së, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Kurti, i cili tha se “nuk ka shokë, por institucione të pavarura” teksa po përgjigjej për denimin prej 20 mijë eurosh që iu shqiptua PSD-së nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Frazën e parë që “nuk ka shokë”, Rrusta e quajti të vërtëtë të dhimbshme për Kryeministrin Kurti.

Sipas saj është e vërtetë që Kurti nuk ka shokë, por sipas saj ai ka vartës e njerëz të dëgjueshëm përrreth tij.

Rrusta e vuri në spikamë edhe njohurinë e hollësishme të Kurtit në lidhje me dënimin e PSD-së.

Postimi i plotë:

Dorën në zemër, ky shokë nuk ka. Kjo është e vërtetë e dhimbshme. Nuk ka gënjy në këtë pikë. Çka ka kryeministri janë njerëz të dëgjueshëm, vartës. Pasi ka emëruar njerëzit e tij nëpër agjensione e insitucione, na tregon për kompetencat. Limitet. Pamundësitë. E kur shkelte kushtetuten, katër herë deri më tani, ato ndarje disi treteshin. Dhe interesant sa shumë ishte i informuar kryeministri për gjobitjen ndaj PSD-së./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img