-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Policia po zhvillon aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur për gjendjen në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit.

Sveçla ka deklaruar se ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe sigurisë atje, teksa bëri të ditur se aktualisht Policia po zhvillon një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike në veri.

“Që nga përfundimi i luftës gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida. Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike, dhe këto kriprovalutat dhe mund të them se është suksesi i radhës”, u shpreh ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img