0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Luizi thotë se ndihet i rrezikuar nga Kristi dhe Deamishel për çmimin e BBVA: Ata të dy i kam frikë që mund të ma marrin Big Brotherin

Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli arriti që brenda një kohe të shkurtër të fitonte simpatinë e publikut.

Që me hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania ai u kthye ndër personazhet që mori vëmendjen më të madhe.

Teksa edicioni i dytë po shkon drejtë fundit, Luizi ndonëse shikohet si pretendenti kryesorë për të fituar, ai nuk e mendon të njëjtën gjë.

Frikën që mund ta humbë çmimin e madh së fundmi ia ka shprehur edhe partneres së tij, moderatores Kiara Tito.

Dyshja po qëndronin larg banorëve të tjerë në oborrin e shtëpisë, kur Luizi tha se ndjehet i rrezikuar nga Deamishel dhe Kristi, pasi dyshja bashkë me të janë pjesë e BBVA që nga fillimi.

“Ata dy i kam frikë që mund të ma marrin Big Brotherin, e kam seriozisht, tjetër nuk kam frikë sinqerisht, vetëm ata dy nuk ka pse të ketë tjetër, sepse janë të vjetër dhe kanë qëndruar shumë, janë ende në shtëpi”, u shpreh këngëtari.

Theksojmë që shumë konkurrentë u bënë pjesë e formatit të këtij viti, prandaj edhe finalja e madhe u shty për më shumë se një muaj.

Kujtojmë që 6 maji është dita kur pritet të jetë finalja, fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img