2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbahet Moduli 7 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 7: “Menaxhimi kirurgjik i rrugëve ajrore/cricothyroidotomia & tracheostomia”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza

E gjithë kjo punë është arritur fal angazhimit tw përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ku ky modul si modulet tjera janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Moduli 7: “Menaxhimi kirurgjik i rrugëve ajrore”, është prezantuar nga ligjëruesi Dr. Zgjim Limani, specialit i ORL-së, dhe ndihmës ligjëruesi, Dr. Etnik Bajraktari, specializant i ORL-së.

Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Dr. Sadik Llullaku, prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës. Njëherit vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Me këtë, sipas dr. Llullakut, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.

Në këtë modul, dr. Limani shpjegoi në detaje procedurat e menaxhimit kirurgjik të rrugëve ajrore ose rrugëve të frymëmarrjes, me dy metoda që kirurgët i bëjnë, si të asaj Cricothyroidotomy dhe të metodës Percutaneus Tracheostomy, duke filluar nga procesi, indikacionet, kundër-indikacionet, rastet emergjente dhe komplikimet e mundshme të procesit në fjalë.

Në diskutim me specializantet dhe me shembuj konkret nga puna praktike, Dr. Limani shtjelloj procesin e këtij moduli, duke filluar nga rastet më emergjente e deri tek ekzaminimi në tërësi i pacientit, metodat e trajtimit, ekzaminimi klinik, dhe mjetet që përdoren për siguruar trajtim sa më profesional të pacientit.

Dr. Limani, para specializantëve, shpjegoi te gjitha opsionet e mundshme të trajtimit, duke filluar nga çrregullimet dhe vështirësitë e mundshme gjatë ekzaminimit, e po ashtu demonstroi në mënyrë praktike shkathtësitë e nevojshme për te qene mjek kompetent ne shpëtimin e jetës se pacientit.

Ndërkaq, specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike që ishin prezent në këtë modul, ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe bashkë me Dr. Zgjim Limanin, demonstruan shembuj konkret nga puna e tyre e përditshme.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.

Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img