-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq sot takohet me Dodikun, do të diskutojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me liderin e enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik.

Sipas kumtesës së shërbimit të Vuçiqit për media, takimi Vuçiq-Dodik do të zhvillohet në vilën “Mir”, pas së cilës ata planifikojnë t’i drejtohen mediave, transmeton Paparaci.

Dje, në një postim në Twitter, Dodik ka deklaruar se me Vuçiqin do të diskutojë për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë”.

“Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd do të diskutoj për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë dhe Metohi”. Sigurisht që do të analizojmë edhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në Republikën Serbe”, ka pretenduar Dodik në profilin e tij në Twitter./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img