-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Syla del me ultimatum për ata që e kërcënojnë: Keni 24 orë afat

Gazetari dhe analisti Valon Syla, i cili u sulmua ditë më parë nga tre persona, ka paralajmëruar denoncime në polici ndaj atyre që e kërcënojnë me mesazhe në rrjete sociale.

Ai ka dhënë 24 orë afat që të tërhiqen të gjitha mesazhet kërcënuese që janë dërguar në adresën e tij.

Kjo është një praktikë e re që gazetari thotë se ka ndërmend ta zbatojë tani e tutje, si rezultat i kërcënimeve të shumta që po pranon.

Syla ka shkruar:

Lajmërim Publik për Xhematin e Facebookut

Deri tash asnjë person që mu është kërcënuar me mesazhe nuk e kam derguar apo denoncuar në polici tash e 25 vjet sa punoj si gazetar dhe media.

Por, po e shoh se pernjëmend i keni kapërcyer të gjithë kufijtë e njerëzores dhe asaj që ua lejon liria e juaj.

Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi nëse i keni ra pishman me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete.

Të fala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img