-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Shtyrja e zgjedhjeve në veri nuk është opsion i mirë, atë po e kërkon Vuçiqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës nuk bën të shtyhen.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Bislimi tha se ka vullnet nga shumica e partive për t’u mbajtur këto zgjedhje, dhe është vetëm Lista Serbe ajo që nuk dëshiron të jetë pjesëmarrëse.

“Zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe në një demokraci të mirëfilltë, janë institucionet shtetërore që i vendosin afatet për mbajtjen e tyre. Në këtë rast, në zgjedhjet në veri të Kosovës, ka vullnet nga parti politike për të qenë pjesëmarrës në zgjedhje. Ky vullnet mungon vetëm nga një subjekt politik dhe do të ishte gabim që vullneti politik i shumicës së subjekteve politike t’i nënshtrohej interesave joparimore të një subjekti të vetëm politik, për të cilin ne besojmë se deklarimi për mospjesëmarrje në zgjedhje e kanë jo për arsye të kalkulimeve momentale, por për shkak se duke qenë se kanë parë rënien e madhe të besimit te qytetarët, ata duhan që këtë ta kamuflojnë përmes ikjes së mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaroi Bislimi.

Tutje, ai tha se zgjedhjet nuk bën të shtyhen dhe se protagonisti kryesor për shtyrjen e tyre është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje ai tha se ka edhe zëra opozitarë në Kosovë që i bashkohen narratives së Vuçiqit, e që për Bislimin “është shumë gabim”.

“Shtyrja nuk është opsion i mirë, është opsion i atyre që mendojnë që në këtë moment më mirë që veriu të shndërrohet në një zonë të menaxhimit të krizave, e jo të hyjë në një proces të normalizimit të raporteve. Për momentin, protagonisti kryesor që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve është Vuçiqi i cili edhe kërkon koncesione për pjesëmarrje në zgjedhje. Është shumë gabim që edhe zëra nga politika në Kosovë i bashkohen kësaj narrative të zotëri Vuçiqit. Ajo që është me rëndësi të thuhet është që me deklarimet e tij të djeshme, zotëri Vuçiqi në disa instanca e ka shkelur edhe marrëveshjen bazike të datës 27 shkurt, por edhe aneks-implementimin e 18 marsit për arsye se deklaratat e tij qartazi tregojnë se ai nuk është i interesuar të ndërtojë raporte të fqinjësisë së mirë me Kosovën, është ende i interesuar që të interferojë në punët e brendshme të Kosovës dhe të pengojë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë””, theksoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img