4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Agron Bajrami propozohet të jetë pjesë e grupit monitorues për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se afati për caktimin e përbashkët monitorues për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, është data e 18 prillit të këtij viti.

Ai ka thënë për Zërin e Amerikës se Kosova mendon se ideale do të ishte që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, të mos jenë pjesë e këtij grupi, por të jenë përfaqësues të tjerë.

Bislimi theksoi se Kosova tashmë e ka dërguar propozimin e saj, dhe se ai është ambasadori i Kosovës, në Bruksel, Agron Bajrami.

“Kemi dërgu nominimin tonë për këtë pozicion, dhe presim që para takimit të radhës, që BE ta vendos strukturën menaxhuese të grupit të përbashkët monitorues. Pala Kosovare e ka emrin e vet të personit. E kemi nominuar ambasadorin Agron Bajramin, i cili është i informuar, i përfshirë, dhe i ka kapacitetet dhe shkathtësitë humane që ta përfaqëojë Kosovën në mënyrë të dinjitetshme në atë grup punues”, ka thënë ai.

Kundër idesë së Kosovës, sipas Bislimit është Serbia, të cilët janë të mendimit se kryenegociatorët të jenë pjesë edhe e grupit punues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img