Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka arritur sot në Prishtinë.
Këtë vizitë, Abazoviq e zhvillon me ftesë të ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
Gazetari Venhar Isufi ka publikuar një video të Abazoviqit nga momentet e tij të para në Prishtinë.
Ai është pyetur se si po ndjehet në Kosovë.
“Gëzohem shumë. Kënaqësi e madhe. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Abazoviq në ambientet e njërit prej hoteleve në kryeqytet.