-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca i reagon Vuçiqit: Po kërkon t’i bllokojë zgjedhjet në veri

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Shefi i stafit Blerim Vela, tha se kreu i shtetit serb po kërkon që t’i bllokojë zgjedhjet e datës 23 prill në veri.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë. Po vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Vela.

Derisa Vuçiq sot në takimin me serbët e Kosovës në Rashkë, tha se Kosova nuk është e interesuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbë.

“Kurti insiston në zgjedhje në veri të Kosovës për të thënë më vonë se Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi nuk janë komuna serbe, kështu që nuk mund të formojnë Asociacionin”, tha Vuçiq

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img