Një “qen robot” po i shtohet policisë së Nju Jorkut për luftën kundër krimit, së bashku me pajisje të tjera të teknologjisë së lartë.
Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku Eric Adams teksa zbuloi pajisjet së bashku me shefat e policisë në Times Square.
Ai tha se ishte duke ecur përpara, pavarësisht se kritikët e nënvlerësuan atë kur qyteti e testoi për herë të parë një të tillë dy vjet më parë.
“…Unë nuk funksionoj kështu. Unë operoj duke parë se çfarë është më e mira për qytetin”.
Qeni robot me telekomandë dhe që peshon 32 kg do të përdoret në situata të rrezikshme, të tilla si në rastet e pengmarrjeve.
“Nëse keni një të dyshuar të barrikaduar, nëse keni dikë që është brenda një ndërtese që është i armatosur, në vend që të dërgoni policinë atje, ju dërgoni ‘Digidog’ atje”, tha kryebashkiaku.
Roboti thuhet se ;shtë përdorur tashmë në disa kampuse universitare dhe qendra tregtare për të parandaluar krimin.