-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

50,33 % rritet pagesa e dëmeve

Vetëm gjatë muajit janar 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate rekorde kohore

Edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pakë se 13,496,882 euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se muaji janar dhe shkurt i këtij viti ka qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve

Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 29,621 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pakë se 53 %. “Numri i dëmeve të paguara gjatë muajit Janar dhe shkurt 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 3,208 dëme duke arritur në 29,621 nga të cilat 29,561 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 60 nga kompanitë e sigurimit të Jetës” thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.

260 milionë për 5 vite dëme të paguara

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img