-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqi i shpreh shqetësim kryediplomatit të Spanjës se “po sulmohen gjithnjë e më shpesh” serbët në Veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe të cilit mes tjerash i ka shprehur shqetësim për situatën në Veri të Kosovës.

Vuçiq shprehet se e ka falënderuar Spanjën për mosnjohjen e Kosovës dhe për mbështetjen ndaj Serbisë.

“E falënderova Albaresin për qëndrimin parimor të vendit të tij për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe mbështetjen aktive që Spanja i jep Serbisë në forumet ndërkombëtare’’– tha Vuçiq në rrjetin social ‘’Instagram’’.

Ai është ankuar për sjelljen e Kosovës ndaj serbëve në Kosovë, duke thënë se po ka sulme të shpeshta ndaj tyre, dhe se Bashkimi i Komunave Serbe, si prioritet absolut, do të mundësonte sigurinë e komunitetit serb në Kosovë.

 

 

“Shpreha shqetësimin për sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe shpreha pritjen që formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si prioritet absolut, më në fund do të mundësojë sigurinë e komunitetit serb”, tha Vuçiq.

Vuçiq ndër të tjera tha se ai dhe Albares shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në skenën gjeopolitike të rajonit dhe botës, si dhe mbështetjen e Spanjës për procesin e integrimit evropian të Serbisë, veçanërisht në dritën e presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img