0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

“Po iu qerasi për kafe…”/ Ky është shtetasi i Serbisë që tentoi t’i korruptojë policët e Kosovës me 20 euro

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në shumë raste gjatë kryerjes së detyrave përballen me persona të cilët tentojnë të ofrojnë ryshfet, në mënyrë që të shpëtojnë nga gjoba e procedura tjera të verifikimit.

Kështu dyshohet se veproi edhe një shtetas i Serbisë, i cili u arrestua dje në Gjilan.

I dyshuari është Velibor Joviq, 45-vjeçar.

Joviq i cili po drejtonte kamionin e tij, është ndalur për kontroll nga një njësi policore dhe gjatë dorëzimit të dokumenteve, dyshohet se u ka ofruar policëve 20 euro. Sipas të dyshuarit, këtë po e bënte në mënyrë që të shpëtojë nga vonesa e kontrollit dhe t’i qerasë për kafe zyrtarët policorë.

Mirëpo kjo i doli dardhë me bisht të dyshuarit, pasi ai përfundoi në pranga dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhënie e ryshfetit’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img