2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria do të kërkojë paraburgim për 3 të dyshuarit për sulm ndaj Valon Sylës

Prokuroria Speciale gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, L.D, K.H dhe O.H., për rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tyre do të bëhet në drejtim të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, tha Lutfiu.

Të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Syla u prangosën mbrëmë.

Pamjet nga sulmi që i është bërë gazetarit Syla.

Pamjet mund t’i shihni duke klikuar në këtë LINK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img