Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është imrpovizuar dje (e mërkurë) themelimi i një qeverie dhe presidence brenda shtëpisë.
President është zgjedhur Kristi, kryeministër Luizi, ministër i punëve të brendshme Qetësori, ministri i drejtësisë Elvisi dhe kryetare e parlamentit, Efi.
E teksa ata bashkarisht kanë “themeluar” ligjet e shtëpisë, duket se ka pasur disa debate mes banorëve pas përfundimit të kësaj loje.
Më saktësisht ka qenë Kiara ajo e cila ka shkaktuar dinamika, duke iu drejtuar Kristit në oborr: “Ti president së pari një herë mëso himnin”.
“Këtu ka banorë shqiptarë që nuk e dinë mbi të gjitha”, iu përgjigj Kristi, duke arsyetuar faktin që nuk e di himnin kombëtar shkaku që është lindur e rritur në Belgjikë.
Ndërkohë edhe Deamishel e ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë: “Ka pasur disa banorë që nuk e dinin himnin e që kanë jetuar jashtë”.
Më pas ka plasur edhe një debat tjetër mes Luizit dhe Nitës, ku Luizi ka marrë si shembull që është trup nëse Nita s’do ta dinte himnin e Kosovës, ndërkohë që kjo e fundit bashkë me Bledin ia bënë të qartë se himni i Kosovës nuk ka tekst.