0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Prokurorin e Shtetit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë parlamentare.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave” dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit:

“Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.

Kuvendi do të votojë edhe propozimin e GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.Kjo seancë ishte e paraparë të mbahej dje, por u shty për shkak të mungesës së kuorumit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img