-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i diplomacisë spanjolle nisi turneun ballkanik në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, të mërkurën, filloi në Beograd turneun në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me mesazhin se Spanja, pas marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian (BE) më 1 korrik, do të mbështesë përpjekjet e këtyre vendeve për anëtarësim në BE.

Gjatë turneut të tij në Evropën Juglindore, Albares do të nënshkruajë memorandum mirëkuptimi me secilën nga katër vendet, për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian – raporton portali spanjoll La Cerca.

Në Beograd, të mërkurën, Albarez me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishçeviq, nënshkruan memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy ministrive, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Portali La Cerca shkruan se shefi i diplomacisë spanjolle planifikon që gjatë udhëtimit të informohet për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më 13 prill, Albarez do të udhëtojë nga Beogradi për në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, ku do të vizitojë bibliotekën e ndërtuar me ndihmën e Spanjës.

Të premten, ai do të takohet në Tiranë me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërsa më pas në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img