-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Fushë Kosovës vazhdon të paguaj qera, buxhetit i kushtoi 780 mijë euro

Administrata e Komunës së Fushë Kosovës që nga nëntori i vitit 2012 është duke zhvilluar aktivitetet e saja në një objekt me qera, pasi që objekti ku ishte e vendosur më parë u privatizua.

E objekti ku do të vendoset administrata ende është duke u ndërtuar, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian e që nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet.

Mirëpo, vonesat në ndërtimin e objektit të ri, komunës i kanë kushtuar me mijëra euro, transmeton Indeksonline. Këtë e ka thënë edhe zëdhënësi i Komunës, Ali Topalli, sipas të cilit një kohë punimet janë ndërprerë për të vazhduar përsëri.

“Në objektin e komunës kanë qenë duke u zhvilluar punimet deri sa kanë lejuar kushtet atmosferike. Ka qenë një ndërprerje për shkak të ftohtit dhe tani është prapë duke u punuar”, ka thënë Topalli.

Ai ka theksuar se Komisioni Evropian që e financon ndërtimin e këtij objekti, e di se kur do të jetë i gatshëm për shfrytëzim.

Topalli në një prononcim për Indeksonline tha se administrata e Komunës së Fushë Kosovës po qëndron në një objekt me qera që nga fundi i vitit 2012, e që i ka kushtuar buxhetit mijëra euro në muaj.

“Shuma mujore kap vlerën diku rreth 16 mijë euro”, ka shtuar Topalli.

Andaj, nëse llogaritet periudha kohore nga nëntori i vitit 2012 e deri në shkurt të këtij viti, komuna ka paguar qera hiq më pak se 780 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img