1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj: FSK po zhvillohet për të pëmbushur standardet e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënat Bashkim Jashari, vizituan sot Komandën e Forcave Tokësore në Istog, ku u pritën nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj.

Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari i uruan gjeneral Dreshajt gradimin e po ashtu suksese në drejtimin e kësaj komande, që përbën elementin kyç luftarak tokësor.

Në këtë takim u theksua se duke qenë në fazën e dytë të implementimit të Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit kërkohet shumë angazhim për të përgatitur ushtarët e rinj në aspektin profesional, e po ashtu për të ngritur kapacitetet humane përmes trajnimit të vazhdueshëm të ushtarakëve tanë.

“Ministri Mehaj me këtë rast u shpreh se me punë të pandërprerë, investime të vazhdueshme, Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet për të pëmbushur standardet e NATO-s, ashtu që si ushtri të kontribuojë jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë në vend, por gjithashtu në rajon dhe më gjerë”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img