12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq takohet me ambasadorin Hill, ankohet për situatën në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, të cilit i është ankuar për situatën në veri të Kosovës.

Sipas tij, qytetarët serbë në Kosovë po përballen me sfida të vështira.

“E njoftova ambasadorin Hill me situatën dhe sfidat gjithnjë e më të vështira me të cilat përballet populli ynë në Kosovë dhe përsërita shqetësimin tim për sulmet e shpeshta, arrestimet dhe presionet e tjera ndaj të cilave janë të ekspozuar serbët”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Sipas Vuçiq, Serbia po përpiqet të sigurojë një jetë më të lehtë për të gjithë qytetarët, me respektimin dhe zbatimin e të drejtës ndërkombëtare dhe asaj që është dakorduar në dialogun e Brukselit.

Lidhur me këtë ai ka thënë se ka kërkuar nga ambasadori Hill mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img