1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Cancelo mund të jetë i zemëruar me Guardiolan, por ai bëri një lëvizje që tregoi respekt të madh për Manchester Cityn

Joao Cancelo ishte i vetmi lojtar që nuk u pëlqye në Etihad Stadium mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.

Cancelo luajti dhjetë minutat e fundit të ndeshjes dhe mori fishkëllima të shumta nga tribunat e Etihad.

Arsyeja sigurisht është se Pep Guardiola e dërgoi në huazim te Bayern Munich pas një debati që kishin në stërvitje.

Debati ka ndodhur në stërvitjen para ndeshjes së FC Cup kundër Arsenalit, kur asi portugez mësoi se nuk do të ishte titullar.

I pakënaqur me këtë gjë, ai reagoi me inat dhe kërcënoi se do të largohej, pas së cilës Guardiola i tha se ishte i lirë të zgjidhte një klub të ri dhe ai e përmbushi “premtimin” e tij disa ditë më vonë kur e dërgoi në Bayern Munich.

Megjithatë, me një lëvizje para ndeshjes, Cancelo tregoi se ka respekt të madh për Man Cityn.

Cancelo, i cili ka një kontratë me Qytetarët deri në verën e vitit 2027, me mbërritjen e tij në Etihad u drejtua për në dhomën e zhveshjes dhe rrugës për atje ai anashkaloi stemën e Manchester Cityt për të mos shkelur mbi të.

Kjo lëvizje e gëzoi edhe UEFA-n, e cila e publikoi videon në llogarinë e Ligës së Kampionëve në Tëitter me vetëm një fjalë të shkruar – respekt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img