0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Musk thotë se blerja e Twitter-it ishte diçka që “duhej bërë”

Miliarderi Elon Musk, në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt të martën vonë diskutoi për pronësinë e tij të platformës online, duke përfshirë pushimet nga puna, dezinformimin dhe stilin e tij të punës.

Kjo ishte një mundësi për një media që të intervistonte Musk, i cili gjithashtu zotëron Tesla dhe SpaceX.

Kjo pasi që, pasi bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, ndryshimet e Musk përfshinin eliminimin e departamentit të komunikimit të kompanisë.

Siç raportohet, intervista ndonjëherë ishte e tensionuar, me Musk që sfidoi gazetarin të mbështeste pohimet për rritjen e nivelit të gjuhës së urrejtjes në platformë.

Herë të tjera, Musk qeshi me shakatë e tij, duke përmendur më shumë se një herë se ai nuk ishte CEO i Twitter, por qeni i tij Floki.

Ai gjithashtu zbuloi se ndonjëherë fle në një divan në zyrën e Twitter në San Francisko.

Reklamuesit që kishin shmangur platformën pas blerjes së trazuar të Musk janë kthyer kryesisht, tha miliarderi, pa dhënë detaje.

I pyetur nëse është penduar për blerjen e kompanisë, ai tha se ishte diçka që “duhej bërë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img