-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Man Utd konfirmon lajmin e keq, Rashford humb shumë ndeshje shkaku i lëndimit

Manchester United ka konfirmuar se Marcus Rashford do të humbasë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Sevillas për shkak të lëndimit, por ka lajme pozitive për sulmuesin anglez.

Rashford çaloi gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Evertonit të shtunën, me frikën se ai kishte pësuar një problem në kofshë.

Duke folur pas ndeshjes, menaxheri Erik ten Hag konfirmoi se problemi ‘nuk dukej mirë’ dhe vëmendja u kthye shpejt në atë nëse 25-vjeçari do të humbiste një pjesë të rëndësishme të sulmit të United.

Përveç statusit të tyre në Ligën e Evropës, Unitedi mbetet gjithashtu në FA Cup dhe po lufton për të përfunduar në katër vendet e para të Ligës Premier.

Tani, klubi ka lëshuar një përditësim në kohë për dëmtimin e pësuar nga Rashford përpara ndeshjes së tyre kundër Sevillas.

“Marcus Rashford nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen çerekfinale të UEFA Europa League kundër Sevillas të enjten për shkak të një dëmtimi muskulor”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Përveç përjashtimit nga ndeshja e së enjtes, United ka zbuluar se Rashford ka të ngjarë të mos jetë i disponueshëm për disa ndeshje pas vlerësimeve fillestare të dëmtimit.

Megjithatë, në një lajm më pozitiv, 25-vjeçari pritet të rikthehet për javët e fundit të sezonit dhe ta ndihmojë klubin duke pasur parasysh formën e tij të nxehtë këtë sezon, me 28 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img