-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e lëvizjes së lirë

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dy anët e kufirit.

Firma është vënë në Tiranë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij Bledi Çuçi.

Sipas dy ministrave, ky protokoll është një tjetër hap përpara në procesin e lehtësimit, meqë krahas lirisë së lëvizjes më këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.

“Jam i bindur që me këtë ne do t’i përafrojmë jo vetëm institucionet por edhe qytetarët e dy vendeve tona dhe po ashtu jam i bindur, duke ditur edhe bashkëpunimin e deritanishëm, që kjo nuk do të jetë as marrëveshja e fundit por do të jetë një vazhdimësi e shumë marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar dhe do të vazhdojmë t’i nënshkruajmë së bashku deri sa të vijë koha që realisht qytetari i dy vendeve të mos ta dijë se ku ndodhet apo ku punon”, deklaroi Sveçla.

Ndërsa ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, shtoi se do të bëjnë të pamundurën që shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë të qarkullojë lirshëm në të dy anët e kufirit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img