-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Aliu: Nga sot qytetarët do të mund të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër, ‘online’

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Ai ka thënë se që nga dita e sotme, qytetarët e Kosovës do të mund që të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në ueb faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa patur nevojë të shkojë në ZKK”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i rëndësishëm nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të reformave drejtë digjitalizimit për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës për gjurmimin e lëndëve të dorëzuara. ????????????‍????✅

Insistimi për zhvillime e avancime të reja me qëllim digjitalizimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët kanë sjellur këtë zhvillim të ri i cili nuk do të jetë i fundit për këtë vit.

ℹ️ Që nga dita e sotshme, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund që të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në ueb faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Para zhvillimit të kësaj mundësie, mënyra e vetme për informim për kërkesat e tyre ishte nëpërmjet vizitës së drejpërdrejtë në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

Ky sistem është transparent dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët, me vetëm një klikim nga shtëpitë e tyre.

Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa patur nevojë të shkojë në ZKK.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img