1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ndaj Sylës, Buzhala: Nëse shteti s’të mbron, duhesh me e mbrojtë veten

Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar edhe njëherë për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka thënë se nëse shteti nuk të mbron, atëherë duhet seriozisht të mendohet për vetëmbrojtjen.

“Këtu fillon vetëgjyqësia” – sipas Berat Buzhalës.

“Problem eshte vec me e shtri qafen. Posacerisht kur te krijohet nje ambient toksik per gazetaret, te cilet prej elementeve te pushtetit etiketohen si njerez te Serbise. Kur i cileson te tille, sulmi eshte hazer”, ka shkruar Buzhala.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Kqyre, na krejt jena me Valonin, ama ai po e han dajakun, e na jo.

Ceshtje eshte kjo: nese shteti nuk te mbron, atehere duhesh me e mbrojte veten. Ketu edhe fillon vetegjyqesia.

Problem eshte vec me e shtri qafen. Posacerisht kur te krijohet nje ambient toksik per gazetaret, te cilet prej elementeve te pushtetit etiketohen si njerez te Serbise. Kur i cileson te tille, sulmi eshte hazer.

Dy dure per nje kry, ka thane populli.

Na e dime, mas Valonit, kend e kend kishin pase qef me i pa te rrehun. Vec kqyrjauni posterat me shajkaqka.

Me na rrehe po, me na tute jo.

By the ëay ku jane ambasadorat e Quint’it? Ku eshte Kurti? E Albulena? E Sveqla?

Glauk, faleminderit per reagimin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img