21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Punojnë në Ministrinë e Jashtme por stafi i Donika Gërvallës tek tani po mëson anglishten bazike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka privilegjuar disa diplomatë për t’ua mësuar njohuritë bazike në gjuhën angleze. Udhëheqësit e departamenteve me nam në MPJD, kryesisht staf i ish-Ministrisë së Diasporës, po kryejnë kurse për ta mësuar “Present Perfect” (koha e tashme e kryer)  dhe “Past Simple” (e kryera e thjeshtë).

Diplomatët e privilegjuar figurojnë të jenë Ragip Zejnullahu, udhëheqës i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, Besim Berisha, udhëheqës i Divizionit për Planifikim të Politikave, Hamdi Berbatovci, zyrtar në MPJD, Vigan Berisha, zyrtar përgjegjës për sinjalizim, Elbasane Berisha-Kryeziu, zyrtare në MPJD, etj.

Përveç “Present Perfect” dhe “Past Simple”, diplomatët e privilegjuar po sfidohen edhe me “Present Simple (të tashmen) dhe “Present Continuous” (e tashmja e vazhduar).

 

 

Në këta e-maile po ashtu figurojnë linqe për parapërgatitje përpara “testit final” për njohuri bazike në gjuhën angleze.

Demokracia.com nuk ka arritur të mësojë sa po paguajnë diplomatët në fjalë për t’i mësuar kohët bazike të anglishtes nëpërmjet kursit.

Sidoqoftë, nëpërmjet një navigimi nëpër rrjetet e tyre sociale, mund të vërehet një lloj përparimi në gjuhën angleze tek diplomatët përkatës. Drejtori i Departamentit për Diasporë së fundmi postimet në ‘Twitter’ ka filluar t’i bëjë në gjuhën angleze./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img