2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Jo veç suspendim, studentët kërkojnë përjashtimin e Bekim Bejtës nga UP

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP. Por ky veprim nuk i pritë mirë nga studentët, që sot edhe po protestojnë simbolikisht para rektoratit.

Studentët po kërkojnë përjashtimin e Bejtës nga Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Janë shprehur se profesori i gjuhës angleze ka qenë edhe ngacmues seksual.

Ata kanë përmendur se profesori “problematik” ka qenë disa herë i paraqitur para Këshillit të Etikës.

“Duam suspendimin e Bejtës, pezullimi nuk mjafton. Nëse nuk suspendohet do të marrim masa deri ne bllokim të Universitetit. Do ta faktojmë që Bejta ka qenë edhe ngacmues seksual. Ka kërcënuar edhe Këshillin e Etikes ndaj edhe nuk kanë marrë masa. Bekim Bejta ka qenë i paraqitur në Këshill të Etikes 5 herë por masat kanë qenë shumë qesharake”.

Momentalisht, përfaqësuesit e studentëve ndodhen në takim me rektorin edhe sekretarin e UP-së.

PrishtinaPress do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img