16.4 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i Listës Serbe: S’e kemi ofenduar Haradinajn

Shefi i Listës “Srpsk”-a, Slavko Simiq ka demantuar raportimet e fundit të bëra në media se partia e tij e ka ofenduar ish-kryeministrin, Ramush Haradinajn.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Simiq ka thënë se nuk e kanë qutjaur ‘kriminel’ liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ku e keni marrë këtë?. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me AAK-në”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, në medie është raportuar se Srpska Lista ka komentuar për takimin e ish-presidentit kroat, Stipe Mesic, i cili qëndroi në Kosovë dhe u takua edhe me pjesëtarët e AAK-së.

Lidhur me këto publikime, ka reaguar edhe avokati i Haradinajt, Arianit Koci. Madje, ai ka bërë të ditur se do të deponohet një padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik “Lista Srpska”, pas fyerjeve të drejtuara ndaj tij si kriminel.

“z. Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska. z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë. Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img